‘Pushka top le të bëhet’, Miri tregon çka ndodhi pas dritave të ekranit me Rogertin

- Advertisement -

Miri u shpreh se pas përfundimit të spektaklit, rrugët e tyre janë ndarë. “Secili ka jetën e tij pas Big Brother. Ai shijon jetën e tij, unë kam jetën time. Jemi takuar rastësisht në rrugë, kemi folur dhe kaq. Pushka top le të bëhet tani, kjo punë kështu është,” deklaroi, duke lënë të kuptohet se miqësia e tyre ka mbetur thjesht një kujtim i televizionit.

Ky reagim i Mirit vjen vetëm pak ditë pasi Rogerti dha një intervistë ku nuk e fshehu aspak zhgënjimin e madh nga ish-shoku i tij i lojës. Rogerti zbuloi se planet që kishin bërë brenda shtëpisë për të sjellë një projekt muzikor së bashku kanë dështuar plotësisht.

“Kur kemi qenë brenda BBVA ka qenë plani me bë këngë bashkë. Ai s’paska dashtë me bë këngë siç e lamë brenda, po paska dashtë me rrejt, siç ka rrejt tonë kohën atje brenda. Paska qenë kot,” u shpreh i revoltuar Rogerti, duke hedhur akuza të forta drejt Mirit.

Duket se realiteti jashtë kamerave të Big Brother ka qenë krejt ndryshe për dyshen, duke zhbërë çdo aleancë dhe premtim që bënë para publikut. Ndërsa Rogerti e cilëson sjelljen e Mirit si një vazhdimësi të “gënjeshtrave” të lojës, ky i fundit preferon t’i marrë gjerat më me qetësi, duke e konsideruar kapitullin e asaj miqësie plotësisht të mbyllur.

Të ngjashme

Të fundit