5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Pupovci del me statistika, tregon pse ka rënie të numrit të maturantëve

- Advertisement -

Dukagjin Pupovci, ekspert i arsimit, ka folur rreth numrit të nxënësve që i janë nënshtruar testit të maturës.

Sipas tij, ka një rënie të konsiderueshme në numrin e maturantëve.

“Trendi i qartë i zvogëlimit të numrit të nxënësve në shkollat e mesme të larta ka filluar në Kosovë nga viti shkollor 2018/19 kur në klasën e 12-të mësimet i kanë vijuar 28,755 nxënës, ndërsa në vitin shkollor 2023/24 ky numër ka rënë në rreth 20,725 ose për 29%. Kjo rënie reflektohet edhe në zvogëlimin e numrit të kandidatëve që i shtrohen testit të maturës e që është rreth 35% në gjashtë vitet e fundit”, theksoi ai për Telegrafin.

Tutje, ai ka dhënë edhe një shpjegim për këtë rënie.

“Një shpjegim mund të jetë rënia e interesimit për studime universitare, si pasojë e së cilës një pjesë e nxënësve kanë vendosur të mos i nënshtrohen fare provimit të maturës, sidomos ata që kanë vijuar shkollat e mesme profesionale. Po ashtu, për arsye të ndryshme, mund të ketë rënë interesimi tek nxënësit që kanë mbetur pa e dhënë provimin e maturës në vitet e mëhershme. Megjithatë, për të nxjerrë përfundime të sakta duhet analizuar të dhënat për strukturën e nxënësve që i janë nënshtruar provimit të maturës e që akoma nuk janë publikuar nga MASHTI”, ka theksuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit