Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar se miratimi i ligjit për Dhomat e Specializuara është prioriteti numër një i kësaj partie, pavarësisht se çështja nuk është përfshirë në rendin e ditës në mbledhjen e qeverisë.
Rama ka bërë të ditur se PDK-ja do të diskutojë me kryesinë dhe grupin parlamentar për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë lidhur me këtë çështje.
“Po, kemi mbledhje të rregullt, po për PDK-në është prioritet numër një ligji për Dhomat e Specializuara. E kemi parë që nuk është e përfshirë, por ne do të mundohemi që ajo që varet nga ne të jetë prioritet, nuk ka çka diskutohet. Do të jemi në konsultime me kryesinë, grupin, me të gjithë dhe do të shohim në të ardhmen”, tha ai.
Ai këto deklarata i bëri para mbledhjës së Grupit Parlamenatr të PDK-së që do të mbahet sot në Kuvend.






