Ismajl Tasholli nga organizata “Liria ka Emër”, ka komentuar një deklaratë të tij drejtuar ndërkombëtarëve pas verdiktit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Tasholli ka thënë se, sipas tij, në zhvillimet pas verdiktit po vërehen edhe interesa apo qëndrime politike, duke shprehur kritika ndaj qasjes së ndërkombëtarëve ndaj UÇK-së.
“Unë kam dashur me ju thënë ndërkombëtarëve se po ia shohim duart tu lëvizë, mos na merrni për budallë. Po ia shohim skeletet politike edhe po ju them se obsesioni ndaj UÇK-së është i çuditshëm”, ka thënë Tasholli emisionin “Click” të RTV21.






