7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Publikohet raporti, asnjë i infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

- Advertisement -

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të IKSHPK-së për rastet e fundit me COVID-19 në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas njoftimit të MSH-së nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe nuk është regjistruar ndonjë vdekje, ndërsa janë shëruar 28 të infektuar.

Aktualisht në Kosovë janë 75 raste aktive me COVID-19.

Njoftimi i plotë nga MSH:

29 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 25 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.983 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.036 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 469 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.134.

Në total numri i rasteve aktive është 75. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit