16.5 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Publicisti i Brad Pitt deklarohet pas arrestimeve të mashtruesve që imituan aktorin

- Advertisement -

Disa individë që imitojnë Brad Pitt janë kapur pasi dyshohet se kanë mashtruar dy gra nga mbi 361,000 dollarë.

Pas arrestimit të pesë të dyshuarve në lidhje me mashtrimin online, një përfaqësues i yllit të Hollivudit u detyrua t’u kujtonte fansave se Pitt nuk ka prani zyrtare në mediat sociale, transmeton klankosova.tv.

Matthew Hilktzik, publicisti i Pitt, u shpreh për New York Times se “Është e tmerrshme që mashtruesit përfitojnë nga lidhja e fortë e fansave me të famshëm”.

Hilktzik, i cili pretendoi se nuk ishte në dijeni për rastin konkret, paralajmëroi fansat se aktori nuk mban llogari të autorizuara të mediave sociale në platforma të tilla si X, Facebook dhe Instagram, dhe për këtë arsye, fansat duhet të jenë të kujdesshëm ndaj individëve që paraqiten si ai në internet.

Tutje Hilktzik theksoi se, ”Por kjo është një kujtesë e rëndësishme për të mos iu përgjigjur kontakteve të pakërkuara në internet, veçanërisht nga aktorët që nuk kanë prani në mediat sociale”, raporton Mirror.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit