PSG rikthehet te fitorja, mposht bindshëm Nantes 3-0

- Advertisement -

Paris Saint-Germain është rikthyer te fitorja në Ligue 1, pasi mposhti 3-0 FC Nantes në Parkun e Princave, duke lënë pas humbjen e fundit ndaj Olympique Lyon.

Dopieta e Khvicha Kvaratskhelia, një gol nga penalltia dhe një tjetër i realizuar nga Desire Doue vulosën suksesin e parisienëve.

Pas kësaj fitoreje, skuadra e drejtuar nga Luis Enrique kryeson renditjen me 66 pikë, katër më shumë se ndjekësi më i afërt, RC Lens.

Javën e ardhshme PSG luan në udhëtim ndaj Angers, para se të pres Bayernin e Mynihut të martën, në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Të ngjashme

Të fundit