16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

PSG njofton zyrtarisht, kjo është data se kur do ta zhvillojë miqësoren me Al-Nassr

- Advertisement -

Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldo mund t’i shohim përball njëri-tjetrit edhe njëherë tjetër.

Paris Saint-Germain ka njoftuar zyrtarisht se gjatë këtij muaji do të udhëtojë në Doha dhe Riad për të zhvilluar disa ndeshje miqësore.

Mes tjerave ndeshje, klubi parisien konfirmoi se një ndeshje do ta zhvillojë edhe me Al-Nassr, klubin ku së fundmi u transferua Ronaldo.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet më 19 janar, teksa mbetet të shihet nëse Messi dhe Ronaldo do të jenë në fushë kundër njëri-tjetrit.

Kjo ndeshje është mundësi e mirë për portugezin që të debutojë me fanellën e Al-Nassr të paktën në ndeshje miqësore, pasi zyrtarisht nuk do të mund të luajë deri më 22 janar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit