PSG nis ofensivën për Julian Alvarez, Atletico kërkon 200 milionë euro

- Advertisement -

Paris Saint-Germain ka nisur kontaktet e para me Atletico Madridin për transferimin e mundshëm të Julian Alvarez gjatë afatit veror.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, kampionët e Francës e shohin sulmuesin argjentinas si një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv.

Megjithatë, drejtuesit e Atleticos nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë lehtë lojtarin. “Colchoneros” kanë bërë të qartë se Alvarez konsiderohet pjesë e rëndësishme e projektit dhe largimi i tij mund të ndodhë vetëm për një ofertë që kap shifrën e 200 milionë eurove.

Raportet shtojnë se PSG po tenton të ulë koston e operacionit duke përfshirë në marrëveshje edhe disa lojtarë që nuk janë pjesë e planeve të Luis Enriques.

Emrat e Gonçalo Ramos dhe Kang-In Lee pëlqehen nga Diego Simeone dhe mund të përdoren si pjesë e negociatave mes dy klubeve.

Për Julian Alvarez interesim ka shfaqur edhe Barcelona, por klubi parisien konsiderohet favorit për shkak të fuqisë më të madhe financiare dhe gatishmërisë për të investuar shuma të mëdha në merkato.

Të ngjashme

Të fundit