Sport

PSG në “frymën e fundit” triumfon ndaj Brestit, vazhdon fuqishëm drejt titullit

By GAZETA SCANNER 1

March 11, 2023

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore tejet të vështirë në udhëtim te Brest, në kuadër të xhiros së 27-të në Ligue 1.

“Parisienët” fituan me rezultat të ngushtë 1:2, në ndeshjen e parë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Cristian Soler kaloi PSG-në në epërsi pas 37 minutave lojë pas një topi të kthyer nga goditja e Kylian Mbappe prej distance.

Vetëm tetë minuta më vonë, Brest arriti ta barazojë rezultatin me anë të Honorat që shënoi gol të bukur pas një asistimi të Del Castillos (43′).

Në pjesën e dytë, Brest u mbrojt gjatë tërë kohës duke synuar një barazim dhe arritur t’ia bllokojë aksionet e shumta të mysafirëve.

PSG krijoi disa herë përmes Leo Messit dhe Mbappes, por asnjëri prej tyre deri vonë nuk i finalizuan.

Kur askush nuk e priste, ishte argjentinasi që gjeti për mrekulli francezin, që e kishte të lehtë të shënonte në portën vendase (90′).

Me këtë fitore, PSG vazhdon të jetë lider i vetëm në kampionatin francez me 66 pikë, derisa Brest renditët në pozitën e 15-të me 23 sosh.