9.1 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

“Qasja e gabuar e Kurtit në negociata ka sjell te oferta ‘merre ose lëre’”

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Pejës dhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka komentuar takimin që do të zhvillohet të shtunën më 18 mars në Ohër mes Kryeministrit Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se është duke e pritur nën ethe se cili do të jetë qëndrimi i Kryeministrit në marrëveshjen e Ohrit, duke theksuar se ndonjëherë po janë pritshmeritë dhe qendrimet tjera.

“Po shpresojmmë se do të arrihet një marrëveshje, e cila ndoshta do t`i hap rrugë marrëveshjes finale. Në marrëveshjet e mëhershme na është kërkuar me pas edhe njohjen reciproke, ndersa tani, nga të gjitha që po flitet, njohja reciproke është lënë për më vonë, ose nuk është ndoshta temë e diskutimit e marrëveshjes franko-gjermane”, tha Muhaxheri në BlicInterview.

Sa i përket lëvizjes dhe zhvendosjes nga kërkesa për njohjen në qendër, Muhaxheri tha se ky ndoshta është edhe ndryshim i qëndrimit i Kryeministrit aktual, por edhe rezultat i pamundësisë, sipas tij, për të imponuar diçka më tepër.

“Qendrimet tona kanë qenë të qarta, është pritur një marrëveshje e cila do të kishte si përfundim njohjen reciproke mes shtetit Kosovës dhe shtetit të Serbisë, e cila do të na e hapte mundësinë e integrimeve euroatlantike dhe kyçjen e Kosovës në NATO”, tha Muhaxheri.

I pyetur se pse bashkësia ndërkombëtare ndryshoi qëndrim dhe nuk përfshiu kërkesën për njohje reciproke në planin franko-gjerman, Muhaxheri u përgjigj se në bazë të informatave që posedon, kjo ka ndodhur për shkak të qasjes së gabuar të Kryeministrit.

“Sipas këtyre informatave, ka qenë gabimi në qasje në negociata, i cila tashmë ka sjellë deri te një ofertë merre ose lëre. LDK është munduar të jetë kritike, ngase nuk është dashur me ardh në këtë pozitë, Kryeministri është dashur të jetë më proaktiv dhe me ofru alternativa dhe zgjidhje për cështjen e Kosovës”, tha Muhaxheri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit