Përmes një njoftimi në Facebook, VV-ja deklaroi se mbështet marshimin për drejtesi, që është planifikuar të mbahet më 2 prill nga ora 14:00.
Ajo që ra në sy në postimin e VV-së, partisë më të madhe në Kosovë, ishte përmendja e vetëm një emri të përveçëm. VV-ja e Kurtit e veçoi emrin e Rexhep Selimit, ish-deputetit të saj, duke anashkaluar emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, që po ashtu presin të gjykohen bashkë me Selimin nga ana e Gjykates Speciale në Hagë.
““Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës.” – vlerësoi VV-ja.
Theksimi i emrit të Selimit e anashkalimi i Thaçit, Veselit e Krasniqit, nuk kaloi pa u vërejtur nga qytetarët, të cilët edhe komentuan në postimin e VV-së.
Komentuesit
Një qytetar me emrin Labinot A.Miftari, ka komentuar në njoftimin e LVV se përkrahin marshin për drejtësi.
Miftari thotë se partia e pushtetit nuk duhet të bëjë dallime mes luftarëve të UÇK-së.
“Pse a veq Rexha ka luftu a? Pse nuk po permendet hashimi, Kadria e Jakupi? Inatet politike mundeni ti keni, por ketu mos beni dallime! Nuk ju ka hije!”- shkroi ai.
![](https://nacionale.com/uploads/labinoti.jpg)
Edhe komentuesi, Betim Zllanoga, ka kritika për tekstin e LVV-së.
Përmes një komenti ai thotë se nuk është vetëm Rexhep Selimi duke u gjykuar në Hagë.
“A veq Rexha osht n’Gjyate aa??? Mire për PERKRAHJEN por jo edhe per tekstin”, komentoi ai.
![](https://nacionale.com/uploads/Betimi_2023-03-31-160820_vgzk.jpg)
Një tjetër komentues, me emrin Xhevdet Krasniqi, ua kujton Kohen kur kryeministri Kurti kishte shkruar një letër ish-presidentit Thaçi, në të cilën e këshillonte të dorëzohej në Hagë.
“KRIMINELA JENI
SHKO HASHIM. A po ju kujtohet qelbersira”, tha Krasniqi.
![](https://nacionale.com/uploads/Xhevdet-Krasniqi.jpg)
Një kritikë tjetër për LVV erdhi nga qytetari, Taulant Perjuci. Ai tha se duhet të ketë turp partia e Albin Kurtit që e mbronë vetëm Rexhep Selimin.
“Ju veq Rexhen? Marre duhet me ju ardh”, tha ai.
![](https://nacionale.com/uploads/Taulanti.jpg)
E qytetari me emrin në Facebook me “Beni Beni” përdorë një gjuhë ofenduese për Vetëvendojsen pasi vlerëson se kanë injoruar çlirimtarët tjerë.
“Seshte per rexhepin ky marsh por per Clirimitaret o mjerana oj partija e analfabetave”, komentoi ai.
![](https://nacionale.com/uploads/beni-beni.jpg)
Ndërsa, sot, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka dalur edhe publikisht në mbështetje të marshit për drejtësi, i cili do të mbahet më 2 prill, diten e dielë, në mbështetje e solidarizim për ish-krerët e UÇK-së, të cilët gjenden në Hagë. Por Konjufca ka shpërdarë postimin që përfshinë të gjithë liderët e UÇK-së.
“MARSHOJMË PËR DREJTËSI!
E diel, 2 prill, ora 14:00.”- ka shkruar Konjufca.
Kujtojmë që dje Kurti në emision “Rubikon”, që udhëhiqet nga ana e gazetarit Adriatik Kelmendi, deklaroi një gjë të çuditshme përkitazi me marshimin e 2 prillit.
Në emision Kurti tha se nuk ka dëgjuar më heret për këte çështje.
“Paj po e shoh organizatorin dhe kërkesën. Me thënë të drejtën nuk kam dëgjuar për këtë iniciativë, por si është dita ime këtu ndonëse duket afër 2 prilli i të dielës ka ca kohë”, tha Kurti në Rubikon. /Nacionale/