12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Pse Sholz dhe Macron vizitojnë Serbinë?, Peci: Interes i BE’së dhe SHBA’së është ta orientojnë kah Perëndimi

- Advertisement -

 

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka komentuar vizitën e planifikuar të presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd.

Macron është personaliteti i dytë që viziton Serbinë brenda një kohe kaq të shkurtër, pas kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Sipas Pecit, interesi i Bashkimit Evropian dhe i SHBA’së është ta orientojnë Serbinë kah Perëndimi.

“Ne duhet ta kem parasysh qe interesi i BE dhe SHBA eshte qe Serbine ta ktheje nga perendemi qe ta bej edhe sa me te pavarur ekonomikisht edhe nga lindja. Ekonomia e Serbise ne mase te madhe eshte e orientuar drejt BE. Integrimi sa me i thelle i Serbise drejt BE lexohet nga Franca dhe Gjermania si nje orientim i Serbisw me teper tani nga perendimi edhe si nje dalje graduale nga kthetrat e ndikimit rus dhe kinez ne kete vend”.

Tutje ai thotë se Serbia në aspektin ekonomik veçse ka lëvizur drejt Bashkimit Evropian, por shton se Serbia do të vazhdojë ta mbajë këtë pozitë, duke mos i vë sanksione Rusisë.

“Une mendoj qe ne aspektin ekonomik Serbia do te leviz ne drejtim te BE, ajo tanime vec ka levizur. Politikisht nuk pres qe Serbia do te bej hap radikal drejt levizjes ne perendim, ajo do te vazhdoj ne kete pozite te mos i vej sanksione Rusise”, tha ai në euronews.al.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit