15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Pse Shakira vendosi të hakmerrej ndaj ish-vjehrrës

- Advertisement -

Këngëtarja Shakira u vu në qendër të vëmendjes së mediave të huaja për vendosjen e një kukulle shtrige në ballkonin e saj, përballë shtëpisë ku jeton ish-vjehrra e saj.

Ky veprim i artistes ngjalli kuriozitet në publik, ku shumë fansa dëshironin të mësonin arsyen e këtij gjesti. Pas disa thashethemeve rreth kësaj çështjeje, nga mediat e huaja  është zbuluar se Shakira e vendosi kukullën si një akt hakmarrjeje.

Konkretisht e përditshmja spanjolle Marca, bën me dije se  nëna e ish-partnerit të saj Gerard Pique-s dhe partnerja e tij aktuale Clara Chia Marti i kanë vënë nofkën Shakirës “shtriga”.

Artistja kolumbiane, e cila u informua për pseudonimin nga fëmijët e saj, vendosi të përgjigjet duke vendosur objektin specifik në ballkonin e saj, duke u treguar të dyja  grave se ajo është në dijeni për epitetin e vënë.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Shakira përfshihet në një mosmarrëveshje me familjen e ish-partnerit të saj. Në fakt mes fqinjëve ka pasur jo pak probleme, si muzika e lartë dhe gardhi që është ngritur mes pronave.

Teksa arsyet pas grindjes familjare të Shakirës dhe Pique janë të paqarta, është  tashmë e qartë se tensionet  mes tyre janë të larta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit