14.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Pse na dalin nxënësit me dije të mjegulluar?

- Advertisement -

Shkruan: Agron Hoti

Shikoni kete faqe te librit “Shoqeria dhe Mjedisi” per klasen e peste te fillores. Titulli i njesise mesimore eshte “Fshati dikur dhe sot”, ndersa fotografite per ilustrim jane marre se si ishte Prishtina dje dhe sot. Pra, sipas autoreve Prishtina na paskesh qene fshat, pavaresisht qe ne fotografi nuk po duket te kete qene e tille, nderkohe tanime – gjithnje sipas ilustrimit te autoreve – na qenkesh bere fshat modern.

E si mos te dalin pastaj nxenesit tane me dije te mjegulluara, kur kryeqyteti i vendit merret per ilustrim se si na paskesh qene fshat dikur dhe se si na qenkesh sot?! Nderkohe qe, ne percepsionin e shqiptareve te Kosoves, Prishtina mbahet mend si kryeqytet i Kosoves, pra qe ishte nje qytet me pak i zhvilluar deri para lufte, e qe po zhvillohet e zgjerohet ne permasa te papara pas lufte. Nuk mbahet mend Prishtina per fshat. Ne te gjithe jemi krenuar me Prishtinen kryeqytet. Ne qe kemi qene nga rrethina e kemi pasur enderr te vinim ne Prishtine, sepse e kemi konsideruar kryeqender te Kosoves, dicka qe edhe ka qene dhe vazhdon te jete.

A aq e veshtire paska qene per autoret qe te gjejne fotografi fshati dje dhe sot?! Kurre me e lehte se sot s’ka qene qe te gjesh fotografi e materiale adekuate per ilustrim para nxenesve, sepse interneti e ka mundesuar nje gje te tille. Ka pafund fotografi se si ishte fshati dje e si eshte sot.

E tera kjo lindi dje, derisa po ushtroja me tim bir, sepse ishte ai qe me pyeti ne te kishte qene Prishtina fshat meqe autoret e kishin marre per ilustrim fshati. Dhe ishte i biri im qe me pyeti se pse nuk ka fotografi fshati per ilustrim, kur e dinte qe i ati i vinte nga fshati.

Kjo eshte vetem njera nga anomalite, nderkohe qe kur e lexon e sheh qe gjuha qe eshte perdorur neper njesi mesimore te ketij libri eshte e veshtire per t’u kuptuar edhe nga studentet se lere me nga nxenesit. A kane menduar ore autoret qe femijet e klases se peste nuk kane kapacitete per te kuptuar nje gjuhe aq te larte dhe me aq shume fjale sa as te medhenjte nuk ua dine kuptimin?!

Fare me te nderes nuk jane librat tjere, jo vetem te klases se peste, por te te gjitha klasave te fillores. Prandaj, nxenesit tane nuk kuptojne asgje nga keto libra dhe dalin dabiduza apo tabularaza dhe pastaj kur futemi ne PISA i hapim syte si macoku ne suxhuk. Ua shkokerdhojme nxenesive kurrizin me libra kot, per t’ua mbajtur koken thate.

Nuk ka asgje me urgjente dhe pse jo me alarmante se sa ndertimi i nje komisioni shteteror sa me gjitheperfshires, ku do te analizoheshin ne detaje qe te gjitha librat e shkolles fillore dhe shume prej tyre te hidheshin sa me pare ne plehra, sepse po ua vrajne shpresen femijeve tane per te marre dije dhe njohuri. Prandaj, arsimi eshte shume larg te qenit ne linje me nevojat e tregut.

Ne vend qe t’i mbushim shkollat me kompjutere, t’i pajisim me rrjete interneti dhe programe zhvillimore te IT-se sikurse homologet e tyre neper Evrope, ne kemi zgjedhur qe per xhepembushje me para te nje kaste njerezish te prodhojme libra koti qe ua thejne jo vetem kurrizin femijeve por mjerisht edhe koken.

Vertet e dhimbshme!!!!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit