24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

“Pse ma ke ngacmu gruan, t’i qes trutë”, Polici në Vushtrri kërcënohet me armë nga një 21-vjeçar

- Advertisement -

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës, qoftë kur janë në uniformë apo edhe gjatë detyrës zyrtare. Kështu ka ndodhur edhe të martën në mbrëmje, në rrugën “Xhevat Jusufi” në Vushtrri.

Siç merr vesh Sinjali, një polic 23-vjeçar e ka raportuar një person i cili dyshohet se e kanosi me armë, duke e akuzuar për ngacmim.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari është një 21-vjeçar, i cili i ka shkuar policit te vetura, derisa ishte jashtë detyrës dhe nën kërcënimin e armës, i është drejtuar me fjalët “Pse ma ke ngacmu gruan, t’i qes trutë…”.

Përballë kësaj situate, zyrtari policor e ka denoncuar rastin dhe si rezultat, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion.

Te i njëjti, pas kontrollit policor, është gjetur ar*ma dhe është sekuestruar nga Policia.

Ndaj të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është lëshuar masa e ndalimit policor për veprat penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit