11.6 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

PSD: Asociacionin “Zajednicë” e ka emëruar Kurti

- Advertisement -

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD), si aksion simbolik për kundërshtimin e Asociacionit, kanë shkruar në muret e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit fjalët “Albin Zajednica”.

Sipas, kësaj partie Asociacionin “Zajednicë” e ka pagëzuar Albin Kurti.

“Në VV të gjithë ishim kundër Asociacionit, përveç Kurtit siç duket”, ka thënë Zgjim Hyseni, nënkryetar i PSD-së.

Sipas tij, Asociacioni paraqet ndarje etnike dhe është i dëmshëm.

“Asociacioni që paraqet ndarje etnike është në vetvete i dëmshëm, por Kurtit i duhej patjetër një fjalë serbe. Kjo sepse Kurtit nuk i interesonin dëmet e Asociacionit, por çfarë mund të përfitojë përmes sulmit që i bëhet kundërshtarëve politik. Kështu, Asociacioni u pagëzua ‘Zajdenicë’. Zajednica është momenti kur Kurti shkëputet prej të vërtetës. Është vegla mohuese e pushtetit si qëllim në vetvete”.

“Sot që Asociacionin po pret ta zbatojë vetë, e kemi një tjetër akrobacion gjuhësor: Asociacioni është vetëmenaxhim”.

“Asociacionin “Zajednicë” e ka emëruar Kurti. Paradoksalisht, “Zajednica” po bëhet mbiemri i vetë Albinit”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit