Opinionisti Mentor Nazarko, në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës, ka komentuar protestat në Shqipëri, duke thënë se është pozitive që të rinjtë po e shprehin zërin e tyre, por ka paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë përshkallëzimi i protestave.
Duke iu referuar përvojës së tij nga zhvillimet politike në Shqipëri, Nazarko ka theksuar se përshkallëzimi i protestave mund të ketë pasoja të rënda për vendin, në një kohë kur, sipas tij, Shqipëria po përballet me probleme në pozitën e saj ndërkombëtare.
“Ky është lajmi i mirë, pra që rinia po e flet me zërin e vet, por sigurisht nuk është lajmi i mirë, kush ka eksperiencë si puna ime, në 1990-tën unë isha me studentët e dhjetorit pas gjashtë vjetësh persekutim, pamundësie për të ndjekur studimet për shkak të biografisë, faktit që gjyshi im ishte arratisur në perëndim. Unë isha nga studentët e dhjetorit 1990 që solli rrëzimin e komunizmit, krijimin e Partisë Demokratike”, tha Nazarko.
“Në 97-98-ën unë isha si gazetar kryeredaktor i një gazete dhe sot nuk ka nevojë që të shoh se ku mund të përfundojë një protestë nëse përshkallëzohet. Një protestë si kjo nëse përshkallëzohet”.
“Unë e di nëse ajo përshkallëzohet se çfarë katastrofe do të ishte për Shqipërinë që tashmë, që tani edhe me gjendjen e tanishme ne mund të themi që kemi një defaktorizim ndërkombëtar rajonal të Shqipërisë”.
“Kemi një, si të thuash zbehje, mbyllje të perspektivës së integrimit evropian.






