11.6 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Protesta për tërheqjen e 30 përqindëshit nga Trusti, çfarë thotë Bekim Haxhiu i PDK-së

- Advertisement -

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, do t’i bashkohet protestës që po organizohet nga qytetarët për të kërkuar tërheqjen e 30 përqindëshit nga Trusti.

Haxhiu në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se ka qenë zëri i qytetarëve për këtë çështje gjatë gjithë kohës dhe se për këtë arsye do të jetë edhe pjesë e protestës.

Ne kemi proceduar Projektligjin për Trustin në Kuvend, jemi pro kërkesë së qytetarëve, kam qenë zëri i tyre gjatë kësaj periudhe për miratimin e Projektligjit për Trustin dhe do të jem me qytetarët edhe të enjten në protestë”, ka thënë Haxhiu.

Protesta është paralajmëruar për të enjten nga ora 12:00 para objektit të Kuvendit për t’iu bërë thirrje deputetëve që ta votojnë këtë projektligj. Kjo thirrje u bë në një grup në Facebook që është pro tërheqjes së parave nga Trusti e i cili ka mbi 26 mijë anëtarë.

Më herët, për këtë çështje është deklaruar kundër ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili madje edhe kritikoi Qeverinë Hoti për ndarjen e 10% të mjeteve nga Trusti, duke e cilësuar si “politikë e papërgjegjshme”. Ai ka thënë se një tërheqje tjetër e parave të Trustit do të krijonte “presione të reja inflacionare”.

.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit