7.3 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

Të dielën ripërsëriten zgjedhjet në Tërnoc, Memli Krasniqi kërkon mobilizimin e shqiptarëve të Luginës për fitoren e Shaip Kamberit

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ftuar të gjithë shqiptarët e Luginës të dalin masivisht për të votuar Shaip Kamberin për deputet, të dielën me 27 maj, pasi Gjykata në Serbi ka vendosur të ripërsëriten zgjedhjet në Tërnoc.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi kërkon mobilizim për Shaip Kamberin, të cilin e ka cilësuar si një partiot të guximshëm, që nga pozita e deputetit, ka punuar vazhdimisht për interesat e shqiptarëve në Luginë.

“Prandaj, të gjithë shqiptarët në Tërnoc, të dielën, me 27 maj, duhet të mobilizohen dhe mos të lejojnë që Shaipit t’ia marrin mandatin nga duart. Shaipi është e vetmja shpresë e shqiptarëve të Luginës që të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë – e i cili nuk guxon të ndalet. Mobilizohuni dhe dilni e votoni. Për Shaipin, për shqiptarët!”, shkruan Krasniqi.

Mobilizim për Shaip Kamberin! Shaip Kamberi është një patriot i guximshëm, që, si deputet, ka punuar pa ndalë për…

Posted by Memli Krasniqi on Tuesday, May 24, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit