-1.6 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër dy të pandehurve për “Falsifikim të dokumentit zyrtar” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin Special.

“Aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve: B.A me profesional mjek në QKUK, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale: “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, e sanksionuar me nenin  427 paragrafi 1  të KPRK-së dhe të pandehurit B.D., për shkak të veprës penale: “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, e sanksionuar me nenin  395 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Hetimet, sipas njoftimit kanë vërtetuar se i pandehuri B.A, ka falsifikuar dokumentet zyrtare të QKUK-së, për dobi të të pandehurit B.D., kurse i pandehuri B.D. akuzohet se dokumentet me përmbajtje të rreme i ka dorëzuar në gjykatë, në rastin me numër PS.nr.30/2.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit