13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj drejtorit të Kardiologjisë, Dr.Lulzim Kamberi dhe Dr.Edmon Haliti

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj drejtorit të Kardiologjisë, Dr.Lulzim Kamberi dhe Dr.Edmon Haliti.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ajo ka njoftuar se kjo aktakuzë është ngritur me 31 maj të këtij viti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 31.05.2024, ka ngritur aktakuzë kundër E.H. dhe L.K”, ka thënë Ulaj. 

Të dy akuzohen për vepren penale “diskriminim, cenim të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe ndëshkimit”.

Thuhet se të dy në bashkëpunim kanë kryer veprime diskriminuese ndaj një kardiologu.

Ende nuk është mbajtur seanca fillestare e shqyrtimit lidhur me rastin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit