Prokuroria në Mitrovicë del me njoftim për rastin e sulmit fizik ndaj Mehanit të VV-së në Skenderaj

- Advertisement -

Dy persona janë ndaluar për 48 orë lidhur me rastin e lëndimit të lehtë trupor ndaj dy qytetarëve në Skenderaj.

Përmes një njoftimi, Prokuroria Themelore në Mitrovicë bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku si pasojë e një sulmi fizik, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona me inicialet H.M. dhe B.Z.

Sipas Prokurorisë, prokurori kujdestar ka qëndruar gjatë gjithë ditës në Skenderaj, ku në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë mbledhur prova relevante lidhur me rastin.

Në kuadër të hetimeve janë intervistuar dy viktimat, pesë dëshmitarë, si dhe dy të dyshuarit me inicialet E.L. dhe B.N. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërkohë, Prokuroria ka bërë të ditur se edhe dy persona të tjerë të dyshuar në këtë rast, me inicialet S.L. dhe K.H., ende nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim.

Të ngjashme

Të fundit