-1.4 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

Prokuroria jep detaje për arrestimin e Naim Murselit, zbulon edhe identitetin e të dyshuarit për vrasjen

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit dhe një personi tjetër lidhur me vrasjen e Liridona Murselit.

Sipas prokurorisë, është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e veprimeve hetimore të ndërmarra në mënyrë intensive, lidhur me rastin e dt. 29.11.2023, i cili është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast. Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Më tutje, thuhet se të dyshuarit janë duke u intervistuar në polici, teksa pritet që ndaj tyre të merren masa përkatëse nga prokuroria.

“Aktualisht, të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj të njëjtëve prokuroria do t’i ndërmerr veprimet e mëtjme ligjore. Prokuroria në koordinim me policinë po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit