15.7 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

Profesori kosovar i cili pretendon se me këto mënyra mund të ndalet vdekja

- Advertisement -

Njerëzimi e ka më të mundshme arritjen e pavdekësisë sesa të gjejë kuptimin e jetës. Pavdekësia dhe zgjatja e jetës janë madje shumë të mundshme, e kjo e fundit.

edhe është arritur. Kështu deklaroi profesori dhe fizikani Shukri Klinaku, duke theksuar se njeriu është në gjendje ta ndihmojë vetveten në këtë aspekt.

Porofesor Klinaku tha për Telegrafin se konsumimi i rregullt i ushqimeve dhe jetesa nën ligje të drejta, e mundësojnë këtë.

“Zgjatja e jetës është fare lehtë e mundshme. Shkenca, mjekësia, biologjia, përparimet e shkencave të tjera kane arritur që jetën e njeriut ta zgjasin madje një studim britanik para shtatë apo tetë vjetëve, thotë se njeriu po t’i evitonte dëmtimet që ia bënë vetë jetës, ai si organizëm është i krijuar të jetojë për 170-180 vjet. Ne me konsumim jo të rregullt e shkurtojmë jetëgjatësinë tonë”, ka thënë Klinaku.

Sipas tij, në rast se njeriu jeton me rregull, organizimi i tij i ka predispozitat që të jetojë 170-180 vjet.

Rrugë tjetër e arritjes së pavdekësisë, sipas profesorit, është edhe rigjenerimi apo zëvendësimi i organeve.

Shukri Klinaku, fizikan e profesor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, deklaron me bindje të plotë se teoria e Ajnshtajnit nuk qëndron, duke shtuar se atributet që Ajnshtajni ia jep teorisë së hapësirë-kohës janë të çuditshme. Kësaj teze, ai ia kushtuar edhe një libër.

Shkencëtari dhe fizikani i njohur gjerman, Albert Ajnshtajn (në origjinal Einstein), famën botërore e ka arritur me teorinë e relavitetit të përgjithshëm. Në këtë teori, Ajnshtajni unifikoi idenë e hapësirës me kohën si një lloj strukture katërdimensionale, të cilën e emërtoi si hapësirë-kohë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit