Numërimi së parapthi ka nisur.
Nga 5 prilli do të fillojë procesit i regjistrimit të popullsisë, banesave e ekonomive familjare në krejt territorin e Kosovës.
E kur kanë mbetur edhe 5 ditë deri tek dalja e ekipeve në terren, pakicat duket se kanë fare pak informacion për këtë proces. Të paktën ata në lagjën Brekoc ku jetojnë nga komunitetet romë, ashkali e egjiptian në Gjakovë.
Klanit ata i konfirmuan të dielën, se u ka munguar informimi nga institucionet.
Dikush po mendon se këta u diskriminuan krahasuar me komunitetet tjera. Por edhe pse pa shumë dijeni për procesin, këtë do i përgjigjen pozitivisht.
Mungesa e fushatave senzibilizuese po kritikohet edhe nga organizata joqeveritare “Activism Roots” në Gajkovë.
Regjistrimi i popullsisë do të zgjasë deri më 17 maj, dhe realizohet për herë të parë pas vitit 2011.