Numri i shkollave në Kosovë duke në të gjitha nivelet parauniversitare është 1,059 ndërsa rreth 230 mijë nxënës vijojnë mësimin në këto shkolla.
Prizreni është qyteti me numrin më të madh të shkollave me gjithsej 84 sosh në të gjitha nivelet, duke përfshirë 69 institucione të ciklit fillor dhe të mesëm të ulët dhe 14 shkolla të mesme.
Prishtina radhitet e dyta sipas numrit të institucioneve shkollore me 60 sosh, ndërsa prej tyre 52 janë të ciklit fillor dhe të mesëm, 8 çerdhe dhe 14 shkolla të mesme.
Qytetet me numrin më të madh të shkollave janë Ferizaji, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Lipjani, Podujeva, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia dhe Vushtrria.
Prizreni prinë me numër të shkollave, por numri më i madh i nxënësve është në Prishtinë me 29,771 nxënës në të gjitha nivelet, mirëpo menjëherë e dyta është Prizreni me 20,686 nxënës.
Qytete të tjera që kanë numër të lartë të nxënësve janë Ferizaji me 15,411 nxënës, Gjakova me 11,022 nxënës, Gjilani me 10,628 nxënës, Mitrovica me 10,359 nxënës, Peja me 12,125 nxënës dhe Podujeva më 11,913 nxënës.
Gjithsej në 1014 shkolla të Kosovës duke mos llogaritur çerdhet vijojnë mësimin 223,908 nxënës. /lajmi.net/