15 C
New York
Monday, October 21, 2024

Buy now

Pritet ta sfidojë sot Abdixhikun për të parin e LDK’së: Flet Faton Bislimi

- Advertisement -

Faton Bislimi deklaroi se kandidatura e tij varet nga vota e delegatëve. Sipas tij, vetëm Ibrahim Rugova është i patejkalueshëm.

Ai para nisjes së Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, u shpreh se është i angazhuar që të paraqesë ofertën e tij për këtë parti.

Bislimi nuk ka dashur të paragjykojë në lidhje me kandidaturën për kreun e LDK-së, duke thënë se kjo varet nga vota e delegatëve.

Bislimi, i cili po synon kandidaturën e kryetarit, shtoi se vetëm ish-presidenti Ibrahim Rugova është i patejkalueshëm.

Ndryshe, LDK mban sot Kuvendin e dhjetë Zgjedhor. Në garë për kryetar të partisë janë kreu aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Faton Bislimi.

Bislimi ka njoftuar se nëpërmjet një shkrese zyrtari u ka bërë me dije Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, se ka vendosur që në Kuvendin e dhjetë të LDK-së, do të paraqesë para delegatëve, kandidaturën për kryetar të partisë.

Lumir Abdixhiku kishte marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) më 14 mars 2021, përballë dy kundërkandidatëve tjerë, nënkryetarit Lutfi Haziri dhe anëtarit të kryesisë, Besian Mustafa. LDK është partia e dytë më e madhe opozitare në vend.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit