Prishtina lëshon pikë dhe humbë kreun e tabelës

- Advertisement -

Prishtina i ka lëshuar pikët e para në këtë fillim sezoni në Superligën e Kosovës, duke e humbur kështu edhe kreun e tabelës.

Skuadra e drejtuar nga Orges Shehu u ndalë nga skuadra e Armend Dallkut, Dukagjini, me rezultat të barabartë.

Ndeshja e luajtur në Kampin Nacional në Hajvali u mbyll pa gola, me Prishtinën që për herë të parë dështoi të shënojë gol në këtë sezon të Superligës.

Deri në ndeshjen e sontme, Prishtina kishte gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje, teksa në ndeshjen e shtatë u ndalë me barazim nga Dukagjini “problematik”.

Dukagjini në anën tjetër e ka po ashtu një nisje të mirë të sezonit, duke mbetur i treti në tabelën e klasifikimit, me 13 pikë, gjashtë më pak se Prishtina që është e dyta. Malisheva është e para, me 19 pikë.

Ndeshjen e ardhshme, Prishtina do ta zhvillojë pikërisht ndaj Malishevës, më 15 tetor, në “Liman Gegaj”./

Të ngjashme

Të fundit