-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Prishtina e mposht Trepçën në Mitrovicë

- Advertisement -

Sigal Prishtina e ka fituar “El Clasicon” e basketbollit kosovar, pasi në kuadër të xhiros së katërt të Superligës ka triumfuar ndaj Trepçës.

Në ndeshjen e luajtur të dielën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Prishtina ka triumfuar me shifrat 82:76.

Basketbollistët e trajnerit Murat Bilge gjatë tërë ndeshjes patën paraqitje të mirë, sidomos në dy çerekët e parë, të cilët i fituan dhe e bënë dallimin për ta siguruar triumfin.

Për Prishtinën, kjo është fitorja e parë ndaj Trepçës pas një periudhe të gjatë. Në fakt, Prishtina nuk e kishte mposhtur Trepçën në 13-të ndeshjet e fundit, por të dielën mbrëma i dha fund kësaj serie negative.

Në anën tjetër, Trepça regjistroi humbjen e dytë këtë sezon pas disfatës që e pësoi nga Bashkimi në mesjavë.

Periudhën e parë, Prishtina e fitoi me shifrat 25:15 dhe të dytën 26:19 për të shkuar në pushim me një epërsi prej 15-të pikëve (51:34).

Edhe pse Trepça fitoi dy çerekët e fundit (21:17 dhe 21:13), sërish nuk ia doli ta shkrijë avantazhin e thellë të Prishtinës që e kishte krijuar në 20-të minutat e para të ndeshjes.

Jalen Moore me 22 pikë, 3 kërcime e 7 asistime ishte më efikasi te Prishtina, ku u veçuan edhe Josh Nzeakor me 16 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, si dhe Damiree Burns me 11 pikë e 9 kërcime.

Te Trepça, katër basketbollistë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore, ndërsa më efikasi ishte Desmond Camridge me 17 pikë të realizuara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit