Prishtina e ka lëshuar fitoren nga duart ndaj Gjilanit.
Ndeshja e javës së 25-të, e zhvilluar në stadiumin me bari artificial në Gjilan, përfundoi me barazim 1-1.
Bardhekaltërit kaluan të parët në epërsi me një gol të Senad Jarovic, në minutën e 23-të.
Në fund të ndeshjes, Gjilani arriti ta barazonte rezultatin, me anë të Marko Roganovic, në minutën 90+3.
Gjilani aktualisht renditet në vendin e katërt me 35 pikë, tre më shumë se Prishtina që renditet e katërta.