Prishtina dhe Malisheva luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

- Advertisement -

Prishtina do të jetë nikoqire e Malishevës me fillim nga ora 16:00 në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar.

Bardhëekaltërit janë në një seri prej pesë ndeshjesh pa fitore dhe fitorja sot ndaj Malishevës për ta është një detyrim, duke marrë parasysh garën e ashpër me mysafirët për pozitën e tretë në tabelë, që çon në gara evropiane.

 

Malisheva në anën tjetër po kalon në një formë mjaft të mirë që prej ardhjes së Bylbyl Sokolit, ndërsa në tri ndeshjet e fundit kanë marrë po aq fitore.

Të dy trajnerët kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.

 

 

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Gjokaj, Vitija, Zeqiri, Veliu, Kryeziu, Baftiu, Saletic, Taipi, Ahmeti, Mamengi, Mokono.

Malisheva: Avdyli, Vitija, Pira, Opeh, Skovgaard, Veliu, Ndjigi, Brruti, Ibishi, Xhylani, Zeka

Të ngjashme

Të fundit