15.6 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Princi Harry kërkon mbrojtjen e policisë

- Advertisement -

Princi Harry ka kërkuar një rishikim gjyqësor kundër vendimit të qeverisë britanike për të mos lejuar që ai të paguajë personalisht për mbrojtjen e policisë gjatë qëndrimit në vend. Përfaqësuesi ligjor i Dukës së Sussex tha se Harry dëshiron të sjellë fëmijët e tij Archie dhe Lilibet për të vizituar vendin, por kjo është shumë e rrezikshme pa mbrojtjen e policisë.

Avokati tha se Harry kërkon ta financojë vetë mbrojtjen e policisë. Ekipi i tij privat i sigurisë në SHBA nuk ka juridiksion jashtë vendit ose qasje në informacionin e agjencive të zbulimit të Mbretërisë së Bashkuar.

“Duka dhe Dukesha e Sussex financojnë personalisht një ekip privat sigurie për familjen e tyre, por kjo siguri nuk mund të zëvendësojë  mbrojtjen e nevojshme policore”, thuhet në një deklaratë. “Në mungesë të një mbrojtjeje të tillë, Princi Harry dhe familja e tij nuk janë në gjendje të kthehen në shtëpinë e tij.”

Kërkesa është depozituar në gjykatë Shtatorin për të kundërshtuar vendimmarrjen e qeverisë britanike.

Harry dhe gruaja e tij Meghan humbën mbrojtjen e policisë që financohej me paratë e taksapaguesve kur u larguan nga familja mbretërore dhe u zhvendosën në Amerikën e Veriut në vitin 2020. Çifti tha se vendimi i tyre erdhi për shkak të ndërhyrjeve të padurueshme dhe qëndrimeve raciste të medias britanike .

Çifti fillimisht shkoi në Kanada përpara se të vendosej në Shtetet e Bashkuara. Ata e financuan privatisht mbrojtjen e tyre pasi presidenti i atëhershëm Donald Trump tha se qeveria e tij nuk do të paguante.

Vajza 7-muajshe e Harry dhe Meghan, Lilibet, ende nuk e ka takuar stërgjyshen e saj, Mbretëreshën Elizabeth II dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit