28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Preu pishat n’pikë të ditës në Gjakovë: Reagojnë nga Komuna

- Advertisement -

Në qytetin e Gjakovës ditën e diele janë shqetësuar nga prerja e disa pishave dhjetëvjeçare në afërsi të stacionit të autobusëve.

Lidhur me këto veprime ka reaguar Komuna e Gjakovës sot.

Nga komuna kanë bërë të ditur se me rastin është duke u marrë policia dhe prokuroria.

Sipas tyre, ky veprim ka ndodhur pa njoftimin dhe aprovimin e komunës dhe si i tillë është i dënueshëm.

Tutje në njoftim thuhet se ky nuk është rasti i vetëm që po ndodhë dhe se në të gjitha rastet do të ndërmirren masat e nevojshme ligjore.

Reagimi nga Komuna:

Komuna e Gjakovës është e shqetësuar dhe e indinjuar me prerjen e drunjëve në afërsi të Stacionit të Autobusëve. Rasti tashmë është duke u trajtuar nga policia dhe prokuroria dhe presim që këto organe ta sqarojnë situatën deri në fund.

Ky veprim ka ndodhur pa njoftimin dhe aprovimin e komunës dhe si i tillë është i dënueshëm.

Ky nuk është rasti i vetëm që po ndodh. Në të gjitha rastet do të ndërmirren masat e nevojshme ligjore dhe presim nga policia dhe prokuroria që edhe ata ti ndërmarrin masat e duhura ligjore për këto raste.

Dëmtimi i gjelbërimit dhe pronës publike është dëm i madh që i shkaktohet komunës dhe qytetarëve të komunës së Gjakovës. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që kurdo që vërejnë veprime të tilla përpos postimit në rrjete sociale, menjëherë ta lajmërojnë Policinë dhe Inspektoriatin komunal

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit