28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

I akuzuari në Gjermani e deputeti në Moldavi – Shtyhet gjykimi për kanosjen e Dimal Bashës

- Advertisement -

Në mungesë të të akuzuarit Bajram Isufi, ka dështuar të mbahet seanca të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku i njëjti akuzohet se përmes rrjetit social “Facebook” ka kanosur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Po ashtu, në seancë mungoi edhe i dëmtuari- deputeti Basha, i cili paraprakisht kishte njoftuar Gjykatën se gjendet në udhëtim zyrtar në Moldavi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancë, i pranishëm ishte mbrojtësi i Isufit, avokati Shemdi Bunjaku i cili njoftoi se është arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë dhe se për seancën e sotme, i akuzuari nuk ka qenë i njoftuar.

Po ashtu, edhe prokurorja Elza Bajrami pohoi se është arritur marrëveshje për pranim të fajësisë dhe se i akuzuari edhe gjatë fazë se arritjes se marrëveshjes ka njoftuar se gjendet në Gjermani.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 shkurt 2024, thuhet se i akuzuari Bajram Isufi me banim në Gjermani, përmes rrjetit social “Facebook” me qëllim të frikësimit e ka kanosur seriozisht deputetin Dimal Basha në lidhje me punën dhe pozitën e tij, duke i shkruar mesazh në Facebook me fjalët “te kqyrum kujna po i shkon e kujt jo o p** n***! Plumba për tradhëtar të kombit ka me pas gjithë dhe ko me pas! Perhajr ju koft tash edhe rune prapani** dhe familjen se tash e tutje s’dihet se ku ka me ju kersit!”.

Po ashtu, thuhet se i ka shkruar edhe mesazh tjetër me fjalët: “mos ha fort se bonbën në gojë ta shtijn gjinja, i vonshëm je ti”.  Këto mesazhe, sipas Prokurorisë i kanë shkaktuar frikë dhe ankth deputetit Basha.

Andaj, me këto veprime Isufi po ngarkohet me veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit