13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Pretendimet për rritje madhore ekonomike, Tahiri: “Ku po jetojnë këta njerëz?”

- Advertisement -

Pretendimet ekstravagante dhe madhore për rritje ekonomike në vend nga Qeveria e Kosovës, assesi s’po i blen deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili shtroi pyetjen se “ku po jetojnë këta njerëz?”.

Shifrat e hedhura në punblik – prej më kulmoreve – Tahiri tha se “janë të një realiteti tjetër” ndërsa matjen reale të tyre kërkoi të shihen nëse qytetarët jetojnë më mirë.

Postimi i Tahirit:

Kosova meriton dhe mundet më mirë

Kur dëgjoj deklaratat e qeverisë për arritjet e tyre ekonomike, më duket sikur flasin për një realitet tjetër, jo të Kosovës. Përballë këtyre shifrave të zbukuruara, pyetja më e natyrshme është: Ku po jetojnë këta njerëz dhe për çfarë po flasin në të vërtetë?

Le t’i shqyrtojmë dy prej këtyre pretendimeve:

Paga minimale prej 350 euro është e pamjaftueshme dhe jashtë realitetit të tregut. Pse? Sepse në sektorin privat, konkurrimi për pozita me këtë pagë minimale është pothuajse zero. Kompanitë e dinë mirë se një shumë e tillë nuk tërheq më punëtorë, duke qenë se kostot e jetesës janë rritur në mënyrë drastike. Kjo tregon qartë se përcaktimi i kësaj vlere është më shumë për konsum elektoral dhe mediatik, se sa që ka efekt real e konkret.

Rritja e punësimit me 20% po tingëllon bukur në letër, por në realitet është i shkëputur nga e vërteta. Kur flitet për rritje të punësimit, duhet të analizojmë se çfarë pune është krijuar dhe kush po i merr këto vende pune. A është kjo një rritje reale e mirëqenies apo vetëm një lojë statistikore? Realiteti i hidhur është se kjo 20% rritje nuk është punësim, por ikje nga Kosova, emigrim. Rinia po e lëshon Kosovën, sepse vendi nuk po ofron mundësi të mjaftueshme për ta. Ata që duhet të jenë pjesë e statistikave të punësimit në Kosovë, po punojnë në Gjermani, Zvicër dhe vende të tjera të Evropës, duke kontribuar në ekonomitë e tyre, e jo të Kosovës.

Tani, për pak muaj, të gjithë ne do të jemi para gjyqit të popullit – zgjedhjeve, andaj ju ftoj të reflektoni, të pyesni se qytetarët e Kosovës a po jetojnë më mirë, si është ekonomia, si është gjendja sociale dhe si është imazhi ynë në nivel ndërkombëtar, ju ftoj të analizoni, dhe kësaj radhe të na besoni ne.

Kosova meriton dhe mundet më mirë. Me ne, Kosova do të bëhet më e mirë dhe me e fortë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit