Presidentja viziton familjen e Jakup Krasniqit, Altini poston foto nga vizita

- Advertisement -

Deputeti i PDK, Altin Krasniqi, ka bërë të ditur se familja e tij është nderuar sot me vizitën e Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka – Pula, raporton Scanner.

Altini, që është edhe djali i Jakup Krasniqit, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur mirënjohjen për praninë e Presidentes në familjen e tij, së cilës i ka uruar punë të mbarë dhe suksese në misionin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës.

Ai ka theksuar se, në këto ditë të vështira për familjen e tij dhe për shtetin e Kosovës, nevojiten unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore për rikthimin e çlirimtarëve në atdhe.

“Na duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore në përpjekjet për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Gega me Presidenten ❤

Presidentja na nderoi sot me praninë e saj. Me këtë rast, i uruam punë të mbarë dhe suksese në misionin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës!

Në këto ditë të vështira, jo vetëm për ne si familje, por edhe për shtetin tonë, na duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore në përpjekjet për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve tanë.

Të ngjashme

Të fundit