Presidentja Justina Shiroka Pula, priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, avancimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe procesin e integrimit evropian, raporton IndeksOnline.
“Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe të nismave rajonale që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, forcimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe perspektivën evropiane të rajonit”, thuhet në njoftim.






