Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite edhe Buxheti për vitin 2027

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 19 nëntor, duke filluar nga ora 11:00.

Në mesin e pikave të rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe vendimin e Qeverisë për masat e emergjencës për furnizimin me energji, si dhe Projektligjin për Efiçiencë të Energjisë dhe atë për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.

Ky është rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e emergjencës për furnizimin e energjisë, nr. 03/11 datë 16.11.2026,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-028 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-020 për Efiçiencë të energjisë,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-023 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,
  8. Procedimi i nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,
  9. Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,
  10. Zgjedhje e dy (2) anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,
  11. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër (4) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  12. Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Të ngjashme

Të fundit