Presidentja Shiroka Pula priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet

- Advertisement -

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

Gjatë takimit u potencuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Francës dhe u shtrua nevoja  për forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe thellimin e partneritetit në fusha me interes të përbashkët.

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Francës për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me Francën, si një vend me rol të rëndësishëm në Bashkimin Evropian dhe në çështjet e sigurisë evropiane.

Ajo ritheksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e integrimit evropian, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira me partnerët ndërkombëtarë.

Të ngjashme

Të fundit