15.2 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Presidentja Osmani përkujton Masakrën e Mejës: Njëra nga plagët më të thella të Kosovës

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, vjosa Osmani, përkujtoi Masakrën e Mejës, duke e cilësuar si një

nga plagët më të thella të Kosovës.

“Sot, me zemër të rënduar, e kujtojmë  Masakrën e Mejës, njërën nga plagët më të thella të Kosovës. 376 jetë të pafajshme u morën mizorisht nga regjimi gjenocidal i Serbisë, vetëm pse ishin shqiptarë. Plagët që la pas kjo tragjedi janë ende të hapura, por dhimbja dhe vendosmëria jonë, janë bashkuar për të mos lejuar që e vërteta të harrohet”.

“Çdo person i vrarë e çdo person i zhdukur me dhunë gjatë luftës, çdo ëndërr e ndërprerë dhunshëm, është betim i yni për drejtësi. Në këtë tokë të shenjtë të dhimbjes, mbjellim shpresën për një të ardhme me më shumë drejtësi dhe më shumë dinjitet. Kujtimi për martirët e Mejës do të jetojë përjetë në zemrat tona. Lavdi jetës dhe sakrificës së tyre!”,  ka shkruar në Facebook presidentja Osmani.

Të ngjashme

Të fundit