28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“Presidentja nuk ka negociuar asnjëherë asgjë në dëm të Kosovës e aq më pak lirimin e terroristëve dhe paramilitarëve serb”

- Advertisement -

Këshilltari për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka reaguar pas një postimi të këshilltarit të ish presidentit Behxhet Pacolli, Jetlir Zyberaj, i cili ka pyetur se kur ka takuar Presidentja Osmani djalin e heroit Afrim Bunjaku, a i ka treguar se vrasësit e babait të tij kanë negociuar me qeverinë për të ikur “pa therë në këmbë?”.

Kupina ka thënë se presidentja nuk ka negociuar me terroristët dhe se postimin e Zyberajt e ka quajtur “shpërndarje të propagandës serbe”. Ai ka thënë tutje se propaganda është ”specialitet i Jetlirit dhe shefit të tij”, andaj ai ka paralajmëruar se presidentja do të ndërmarr hapa ligjor ndaj tij.

“Jetlir Zyberaj Presidentja nuk ka negociuar asnjëherë asgjë në dëm të Kosovës e aq më pak lirimin e terroristëve dhe paramilitarëve serb, të cilët kanë kryer akt agresioni ngaj Republikës sonë dhe e kanë vra heroin Afrim Bunjaku. Shpërndarja e propagandës serbe (specialitet i Jetlirit dhe shefit të tij), rrezikon interesat e shtetit tonë dhe sigurinë kombëtare, rrezikon jetën e policëve të tjerë, të cilët çdo ditë po mbrojnë kufijtë e Kosovës si dhe tenton ta njollosë sakrificën sublime të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku”, ka shkruar Kupina në Facebook.

Ai tutje ka thënë se një deklaratë e tillë përveç se është “shpifje” nxit edhe “urrejtje”.

“Përtej qëllimit të ulët e propagandistik, një deklaratë e tillë përbën shpifje të rëndë dhe nxitje të urretjes për të cilën Presidentja do të ndërmarrë veprime sipas ligjit”, ka shkruar Kupina.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit