10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Presidentja në Paris takohet me Dukën e Dukeshën e Luksemburgut, flasin për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se sot në mëngjes është takuar me Dukën e Madh të Luksemburgut Henri dhe Dukeshën e Madhe Maria Teresa.

Temë bisede mes tyre ishte mbështetja për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës dhe bashkimi i zërave për këtë kauzë.

Fuqizimi dhe mbështetja e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës ishte në fokus të diskutimeve tona në një mëngjes të përzemërt sot në Paris me Dukën e Madh të Luksemburgut Henri dhe Dukeshën e Madhe Maria Teresa. Bashkimi i forcave dhe zërave tanë për të fuqizuar zërin e të mbijetuarve, do të fuqizojë edhe kauzën tonë të përbashkët për drejtësi”.

Osmani po qëndron në Paris për Lojërat Olimpike e ftuar nga presidenti i Francës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit