Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka qëndruar në Vranjë, ku par atë pranishmëve tha se nuk do ta nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“E di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit. Nuk do të jem unë ai që do t’ua nënshkruajë pavarësinë e Kosovës dhe M.! Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë as de facto as de jure.”- është shprehur Vuçiq.
Edhe pse Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje të vazhdueshme për ruajtje të atmosferës së mirë në prag të takimit të 18 marsit në Ohër, presidenti serb, nuk i ka ndalur provokimet.
Ai është shfaqur në një tubim me qytetarët, ku mbrapa tij shihet një hartë ku Kosova është paraqitur si pjesë e Serbisë.