Presidenti i Zvicrës njofton për biseda të shkurta me kolegë në Jerevan, e përmend edhe Kurtin

- Advertisement -

Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, ka bërë të ditur se gjatë pjesëmarrjes në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan të Armenisë, ka zhvilluar biseda të shkurtra me disa liderë evropianë, përfshirë takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në platformën X, Parmelin njoftoi se në darkën hapëse të samitit pati mundësinë të shkëmbejë biseda fillestare me Kurtin, në kuadër të diskutimeve mes liderëve për çështje aktuale politike dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Ai gjithashtu përmendi se ka zhvilluar biseda edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, si dhe presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, në margjinat e këtij samiti.

Më parë Kurti është takuar edhe me presidentin e Armenisë, vend i cili akoma nuk e ka njohur Kosovën.

Të ngjashme

Të fundit