19 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Presidenti i Kroacisë: Deklarata për bashkëpunim mbrojtës me Kosovën dhe Shqipërinë, s’është kërcënim për Serbinë

- Advertisement -

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, deklaroi sot në Shkup se Serbia nuk ka arsye të shqetësohet për deklaratën mbi bashkëpunimin mbrojtës mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Nuk kam marrë pjesë në hartimin dhe miratimin e këtij dokumenti, por si president i shtetit dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura e mbështes këtë memorandum. Dhe në një farë mënyre dua t’i qetësoj shtetet fqinje, si për shembull Serbinë, se nuk ka arsye për shqetësim. Maqedonia e Veriut është në NATO, dhe kjo mjafton”, u shpreh Milanoviq në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

I pyetur për pritshmëritë nga marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, ku Maqedonia e Veriut është e ftuar të marrë pjesë, Milanoviq theksoi se nuk bëhet fjalë për një marrëveshje ndërkombëtare formale.

“Dokumenti që përmendët nuk është marrëveshje, por një deklaratë, pra një memorandum. Është një dokument që është nënshkruar në formë protokolli nga tre ministra të mbrojtjes. Nga pikëpamja e sistemit kushtetues kroat, ai nuk plotëson kushtet për të qenë marrëveshje ndërkombëtare – është thjesht një deklaratë, pa pasoja juridike ndërkombëtare”, tha Milanoviq.

Të ngjashme

Të fundit