Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar djelmoshat e kombëtares për fitoren ndaj Lituanisë.
“Uroj futbollistët dhe stafin e Kombëtares për fitore, teksa ju shpreh mirënjohje tifozëve ‘Dardanët’ dhe të gjithë të pranishmëve në stadium që i dhanë përkrahje të zjarrtë djemve tanë në fushë. Ju lumtë për përkushtimin që e jepni në fanellën dardane. Vazhdojmë së bashku me krenari dhe përgjegjësi drejt fitoreve të reja!”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Postimi i plotë i Ademit:
URIME FITORJA, KOSOVË!💪⚽️🇽🇰
Djemtë tanë të Kombëtares shkëlqyen sërish, duke vazhduar serinë e rezultateve pozitive. Në një atmosferë të jashtëzakonshme në stadiumin e stërmbushur “Fadil Vokrri”, ata na dhuruan një tjetër mbrëmje krenarie.
Goli i Muharrem Jasharit, i shënuar në fazën e hershme të lojës dëshmoi forcën dhe përgatitjen e ekipit tonë. Edhe pas përjashtimit të tij në fund të pjesës së parë, skuadra tregoi karakter të jashtëzakonshëm, duke menaxhuar lojën në mënyrë të shkëlqyeshme e duke fituar me meritë 1:0.
Uroj futbollistët dhe stafin e Kombëtares për fitore, teksa ju shpreh mirënjohje tifozëve ‘Dardanët’ dhe të gjithë të pranishmëve në stadium që i dhanë përkrahje të zjarrtë djemve tanë në fushë.
Ju lumtë për përkushtimin që e jepni në fanellën dardane.
Vazhdojmë së bashku me krenari dhe përgjegjësi drejt fitoreve të reja!
FORCA KOSOVË!
FORCA DARDANËT! ⚽️🇽🇰