Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka vizituar fabrikën e ujit “Mokne” në Istog, partnerin dhe ujin zyrtar të Kombëtares së Kosovës.
Përmes një postimi, Ademi ka vlerësuar teknologjinë moderne të fabrikës, standardet e larta të prodhimit dhe potencialin e prodhimit vendor.
Ai ka theksuar se investime të tilla dëshmojnë përkushtimin ndaj cilësisë, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik, duke e cilësuar partneritetin me “Mokne” si më shumë sesa një bashkëpunim komercial.
“Është bashkim i dy vlerave që na përfaqësojnë, krenarisë për vendin dhe përkushtimit për sukses”, ka shkruar Ademi.
Në fund, kreu i FFK-së ka shprehur mirënjohje për drejtuesit e fabrikës për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kombëtares së Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të vizitoj ne Istog, fabrikën e ujit Mokne, partnerit dhe ujit zyrtar të Kombëtares së Kosovës.
Një fabrikë moderne, e pajisur me teknologji të avancuar dhe standarde të larta të prodhimit, ku pasuria natyrore që buron nga majat e Moknës shndërrohet në një produkt cilësor, që me krenari mban emrin e vendit tonë.
Është kënaqësi e veçantë të shohësh nga afër investime të tilla, që dëshmojnë potencialin e jashtëzakonshëm të prodhimit vendor dhe përkushtimin për cilësi, inovacion e zhvillim ekonomik.
Për ne, partneriteti me Mokne është më shumë se një bashkëpunim komercial. Është bashkim i dy vlerave që na përfaqësojnë, krenarisë për vendin dhe përkushtimit për sukses.
Mirënjohje drejtuesve të fabrikës për mikpritjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kombëtares sonë.






