Presidenti Ademi viziton doajenin e gazetarisë sportive, Fazli Berisha

- Advertisement -

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sot gazetarin sportiv dhe bashkëpunëtorin e tij të kahershëm, Fazli Berisha, me të cilin ka ndarë ndër vite shumë momente të rëndësishme të futbollit.

Ademi ka shprehur emocionin e veçantë për këtë takim, duke e vlerësuar Berishën si një prej figurave që ka lënë gjurmë të rëndësishme në gazetarinë sportive në Kosovë.

“Futbolli ynë të ka mik, gazetaria të ka doajen, ndërsa unë kam pasur fat të të kem bashkëpunëtor e mik”, ka shkruar Ademi.
Ai i ka uruar Berishës shëndet dhe edhe shumë momente të bukura në futboll, duke shprehur dëshirën që këto momente t’i përjetojnë së bashku edhe në të ardhmen. ❤️⚽️

Të ngjashme

Të fundit