Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka uruar Klubin Futbollistik të Femrave Mitrovica për titullin kampion.
“Një tjetër faqe e artë në historinë e klubit u shkrua sot. Urime të përzemërta për KFF Mitrovica për fitimin e titullit të shtatë kampion në histori në Siguria Superligën e femrave”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Postimi i plotë:
Urime KFF Mitrovica titulli i kampionit! 🏆🟢
Një tjetër faqe e artë në historinë e klubit u shkrua sot. Urime të përzemërta për KFF Mitrovica për fitimin e titullit të shtatë kampion në histori në Siguria Superligën e femrave.
Ky triumf është rezultat i punës së palodhshme, profesionalizmit, përkushtimit dhe dominimit që KFF Mitrovica po e dëshmon ndër vite në futbollin kosovar.
Suksesi i këtij sezoni bëhet edhe më i veçantë pasi, krahas ekipit të parë, edhe gjeneratat e reja shkëlqyen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u shpallur kampione në Ligën U13/U15, duke dëshmuar se klubi jo vetëm që ka një të tashme të lavdishme, por edhe një të ardhme shumë premtuese.
Puna me akademinë, zhvillimi i talenteve të reja dhe vazhdimësia e standardeve të larta po e bëjnë KFF Mitrovicën shembull të suksesit në futbollin e femrave në Kosovë.
Përgëzime futbollisteve, shtabit teknik, drejtuesve të klubit dhe gjithë qytetarëve mitrovicas për këtë arritje të jashtëzakonshme!
Ju priftë e mbara dhe suksese të mëdha edhe në arenën evropiane! 👏⚽️🎉






